Qytetarët duhet të dinë përmbajtjen e marrëveshjes për hapjen e arkivave sekrete mes Serbisë dhe Kosovës
September 13, 2021 ·
Author: YIHR
Dy organizatat tona kërkojnë që Qeveritë e Serbisë dhe Kosovës, me ndërmjetësimin e BE -së, të nxjerrin një marrëveshje unike të bërë nga bashkëpunimi i të gjitha institucioneve në zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, e cila do të rregullonte dhe harmonizonte qartë rregulloret kombëtare me qëllim të gjetjes dhe hapjes së arkivave të ndryshme. Një marrëveshje e tillë duhet të ketë mekanizma kontrolli, të cilët do të sigurohen nga BE-ja si lehtësues, si dhe raporte periodike të zbatimit.Përveç kësaj, është e nevojshme që Qeveritë e Serbisë dhe Kosovës të inicojnë ndryshime në Kodin Penal, si dhe në ligjet për personat e zhdukur, në mënyrë që zhdukja e dhunshme të bëhet një krim i veçantë në përputhje me Konventën e OKB-së për Mbrojtjen e të Gjithë Personave nga Zhdukja e Dhunshme, me qëllim që të shpejtohet gjetja e personave të zhdukur dhe ndjekjen penale të atyre që fshehin informacione.
Join our newsletter and stay up to date with our initiatives!
This website uses cookies and Google Analytics and Google Search Console, in line with our Privacy Policy.
Learn more