Foto: TV N1/ Printscreen[/caption]
Udhëheqësit e funksioneve publike dhe institucioneve e kanë obligim të ruajnë dhe të përmirësojnë rendin demokratik, që nënkupton veprime ligjore nga ana e policisë. Këta udhëheqës duhet të kontrollojnë dhe sanksionojnë rastet kur policia keqpërdorë pushtetin.
Keqpërdorimi i pushtetit nga Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencia Inteligjencës Shtetërore dhe institucioneve të tjera duhet të jetë objekt i një hetimi të mundshëm i cili duhet të jetë transparent dhe i plotë.
Përveç përdorimit të ekzagjeruar të dhunës, brenda hetimit vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet keqpërdorimit të mundshëm të kamerave për identifikimin e personave në Sheshin Nikola Pašić dhe platojën përpara Parlamentit të Serbisë.
Drejtoria e Policisë, në vend të politikanëve duhet dhënë sqarime të veprimeve të tyre për publikun. Ngjarjet e natës së kaluar nuk duhet të mbeten vetëm subjekt i kualifikimeve politike arbitrare. Dhuna e treguar nga grupe të caktuara të protestuesve dhe më vonë dhuna e anëtarëve të caktuar të policisë dhe policëve me veshje të thjeshtë, nuk duhet të normalizohet. Interesat politikë të palëve të shumta, që synojnë të ndërtojnë narracione dhe të mbledhin pikë nga ngjarjet e natës së kaluar - mund të çojnë vetëm në radikalizim të mëtejshëm të konfliktit.
[caption id="attachment_9438" align="aligncenter" width="760"]
Foto: TV N1/ Printscreen[/caption]
Është përgjegjësi e organeve shtetërore dhe institucioneve të pavarura t'i japin fund të gjitha spekulimeve përmes një deklarate të qartë të përgjegjësisë për veprat penale dhe kundërvajtjet e bëra.
Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë dëshmuar ose i janë nënshtruar përdorimit të ekzagjëruar të dhunës ose përdorimit të dhunës që nuk është e ligjshme dhe e justifikuar gjatë protestës, të kontaktojnë organizatat më poshtë: Qendra e Beogradit për të Drejtat e Njeriut bgcentar@bgcentar.org.rs 011 3085 328 A 11 – Iniciativa për të drejtat Socio-Ekonomike office@a11initiative.org 011 3225 172 061 1774 239